Pas dy humbjeve rresht, Llapi është rikthyer drejt fitoreve ndaj Gjilanit, duke e mposhtur me rezutlat 3-1 në shtëpi, transmeton Llapi.info

Shumë polemika, ndryshime në stol dhe strukturë të klubit karakterizuan ditët e fundit të Llapit.

Por, ekipi hyri në fushë nën dirigjencën e Fadil Ademit, dhe lojtarët nderuan shikuesit vendas.

Goli i parë u shënua nga sulmuesi në formë, Festim Alidema, i cili realizoi për 1-0 pas gjashtë minutash lojë.

Gjilani pati mundsinë që të barazonte rezultatin kur në minutën e 40-të Ansi Nika dështoi të shënonte përballë Afrim Ademit.

Në pjesën e dytë Llapi hyri me koncept të qartë për të përfunduar dilemën e fituesit.

Egzon Sinani pas një harkimi nga Mentor Zhdrella shënoi për 2-0 (55’).

Në minutën e 67-të ishte një tjetër gol i bukur i realizuar për 3-0, nga Edon Zeqiri duke i dhënë fund dilemës.

Edhe pse mysafirët sulmuan, arritën shënojnë vetëm golin e nderit me anë të Endrien Maganit (76’) për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar.

Llapi ka 19 pikë në vendin e dytë, katër pikë më pak se Feronikeli dhe një pikë më shumë se Prishtina, dy këto ekipe që zhvillojnë ndeshjen e mbetur të javës së 10-të më 7 nëntor në Drenas.