Llapi e ka nisur me humbje edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll, duke u mposhtur 0-1 në shtëpi nga Gjilani, raporton Llapi.info.

Pjesa e parë në “Zahir Pajaziti” u mbyll 0-0, përkudnër faktit se dominuan ekipi nikoqir.

Në pjesën e dytë, mysafirët kërkuan golin e epërsisë, derisa atë e gjetën në minutën e 63′, me anë të Darko Nikac.

Në minutat në vazhdim, ekipi nga Podujeva u mundua t’i barazojë shifrat, por që epilogu përfundimtar i ndeshjes mbeti 0-1 në të mirë të gjilanasve./Llapi.info