Federata e Futbollit të Kosovës ka hedhur shortin për sezonin e ri të Superligës.

Në javën e parë do të jetë përballja mes Feronikelit – Trepça 89’ derisa kampionia Drita do të përballet me KEK-un e inkuadruar në Superligë, kurse Llapi e pret Drenicën.

Këto janë ndeshjet e javës së parë:

Drita – Keku

Flamurtari – Ferizaj

Liria – Ballkani

Llapi – Drenica

Feronikeli – Trepça 89

Prishtina – Gjilani