Skuadra e Llapit ka debutuar me humbje në rrethin e parë të Ligës së Konferencës, duke u mposhtur nga Shkupi me rezultat 2-0, raporton Llapi.info.

Ishte minuta e 36’ e ndeshjes kur sulmuesi Kire Markoski shënoi për vendasit për rezultatin 1-0, me të cilin skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutash.

Edhe në pjesën e dytë, ishin nikoqirët që patën disa raste shënimi, teksa golin e dytë e gjetën krejt në fund të ndeshjes me anë të Abdul Rwatubyaye.

Pas një jave ndeshja kthyese do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në rast se e kalon këtë fazë, atëherë në raundin e dytë do të përballet CD Santa Clara nga Portugalia. Ndeshjet e këtij raundi pritet të zhvillohen më 22 dhe 29 korrik./Llapi.info