Vala Superliga e Kosovës ka mbyllur sot javën e 23-të.

Ndeshja e fundi ishte ajo mes Gjilanit dhe  Flamurtarit e zhvilluar sot ku u mbyll 0-0.

Lider mbetet Prishtina edhe pse barazoi ndaj Trepcës ’89, duke tubuar deri më tani 43 pikë.

Drita është e dyta me 41 pikë,  përcjellë nga Liria me 38.

Feronikeli dhe Llapi kanë tubuar nga 37 pikë dhe mbajnë pozitat katër dhe pesë.

Barazim mori Flamurtari që tashmë i vetëm është në pozitën e 10-të që dërgon në barazh. Kuqezinjtë kanë tani 15 pikë, një më shumë se Besa.

Në pozitën e fundit mbetet Vllaznia me 12 pikë.