Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur pas raportimeve të fundit se në zyrën e tij, është e vendosur ende fotoja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se prapa tij është e vendosur fotografia e presidentes, Vjosa Osmani.

Ndërsa në pjesën tjetër të murit është e vendosur fotografia e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Mirëpo, thotë se askush nuk mund ta zëvendësojë Hashim Thaçin.

“Nuk e di cka komentojnë, nuk i kam parë, por nuk ka bir none që e zavendëson Hashim Thaçin”, tha Lladrovci për T7.