Liverpooli janë duke punuar për të nënshkruar me Xherdan Shaqirin pas përfundimit të Kampionatit Botëror, raportojnë mediat angleze.

Priten takime mes Liverpoolit dhe agjentit të Shaqirit, i cili mund të largohet nga Stoke pas rënies nga Premier Liga, transmeton gazeta Express.

Stoke City ka vënë çmimin për sulmuesin e tyre, klubet e interesuar për të duhet të paguajnë 15.5 milionë euro në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e shqiptarit 26-vjeçar.

Për ish-lojtarin e Bayernit dhe Interit janë në garë disa ekipe angleze si Evertoni, West Hami, Tottenhami dhe Southamptoni.