Të Kuqtë kanë nisur të mendojnë për përforcimet e sezonit tjetër.

Liverpooli është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Borussia Monchengladbachut, Thorgan Hazard.

Liga Financial raporton që vëllai i yllit të Chelseat, Eden Hazard, mund të transferohet në verë në Anfield, pasi pëlqehet shumë nga Jurgen Klopp, transmeton ksp.

Thorgan Hazard ka një klauzolë largimi prej 30 milionë eurosh nga Gladbach, shifër të cilën janë të gatshëm ta paguajnë tek Liverpooli.