Liverpooli e ka siguruar edhe matematikisht titullin e Ligës Premier, mirëpo Jurgen Klopp nuk dëshiron që lojtarët e tij të ulin nivelin e tyre në ndeshjet e mbetura.

The Reds aktualisht janë 23 pikë larg vendit të dytë Manchester Cityt, duke vendosur rekord të fitimin e titullit ku kanë mbetur edhe shtatë xhiron për t’u zhvilluar.

Kur jemi në aspektin e rekordeve, Liverpooli ka edhe disa për t’i thyer dhe mund t’i arrijnë me lehtësi.

Liverpool (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Në fakt, skuadra e Kloppit ka pesë rekorde që mund t’i thyejnë në këto shtatë ndeshje të mbetura.

Më së shumti pikë brenda një sezoni

Trajneri gjerman do të kërkojë nga lojtarët e tij që t’i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura, për ta thyer kështu rekordin e Manchester Cityt me 100 pikë të arritur në edicionin 2017/18.

Në rast se i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura, gjashtë herë kampioni evropian mund të shkojë në kuotën e 107 pikëve.

p1ebqgvc9f4ja9i3u1s111a1m3vf.jpg

Diferenca më e madhe në pikë nga vendi i parë me të dytin

Liverpooli është 23 pik larg vendit të dytë Manchester Cityt dhe në rast se i fiton shtatë ballafaqimet e mbetura, atëherë do të thyente rekordin e Citiznes që kishin 19 pikë diferencë në edicionin 2018/19.

p1ebqh05cc1p7l15kg179s12a22cdh.jpg

Më së shumti fitore brenda një sezoni

City kishte arritur 32 fitore brenda një edicioni. Liverpooli aktualisht ka 28 dhe ata duhet të fitojnë vetëm pesë takime për ta thyer këtë rekord.

p1ebqh19pf1oause6kcj1srp1o7kj.jpg

Më së shumti fitore në shtëpi brenda një edicioni

Asnjë skuadër nuk ka arritur t’i fitojë 19 takime në shtëpi. Nëse The Reds fitojnë ndaj Aston Viullës, Burnleyt dhe Chelseat në shtëpi, ata do të arrijnë këtë rekord. Vetëm tri klube në histori të Ligës Premier kanë arritur t’i fitojnë 18 takime në stadiumin e tyre në shtëpi.

p1ebqh28621rabtm1jv6fduiol.jpg

Më së shumti fitore si mysafir brenda një sezoni

Më së shumti fitore si mysafir brenda një sezoni është 16 ndeshje. Liverpooli ka fituar 12 nga 15 takimet e luajtura si mysafir. Duhet mposhtur, Manchester Cityn, Neëcastle Unitedin, Brightonin dhe Arsenalin, për të barazuar këtë rekord. /Telegrafi/