Ministria e Mbrojtjes ka shpallur listën përfundimtare të kandidatëve për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) që kanë kaluar në fazën tjetër të testimeve atë të ekzaminimeve mjekësore.

Sipas tyre, për daten dhe vendin e testimeve në ekzaminimet mjekësore do të njoftoheni me një njoftim tjetër.

Listën e plotë mund ta shikoni përmes këtij linku.

Procesi i rekrutimit për 400 rekrutët e rinj është iniciuar nga Komandanti i FSK-së me datë 5 gusht 2020, ndërsa kërkesa për planin e rekrutimit për vitin 2020-21 është miratuar nga Ministri i Mbrojtjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Konkursi publik ka qenë i  shpallur prej datës 10 deri më 21 gusht 2020.

BIRN ka monitoruar dhe ka marrë pjesë direkte në të gjitha fazat e testimit (përmes video-incizimeve ndërkaq pas secilës fazë ka hartuar raportet vlerësuese).