Ilire I, ishte arrestuar gjatë muajit maj në Zvicër pasi që e njëjta besohet se i ka marrë 212 mijë franga nga fqinji i saj Georg G, duke u paraqitur si mjeke e rreme.

Sipas gazetës zvicerane “20 minutes”, thuhet se edhe persona të tjerë kishin rënë pre e mashtrimit duke dhënë paratë e tyre, përcjell Telegrafi.


Të martën e akuzuara është liruar nga paraburgimi. Këtë e ka konfirmuar avokati i saj.

Por, hetimet ende nuk janë mbyllur. Ndërkaq, vlen të përmendet se ajo po mbrohet nga ish-avokati i Loredana Zefit. Edhe ndaj kësaj të fundit prokuroria po heton për mashtrim.