Minuta më parë është liruar veterani i UÇK-së, Faik Fazliu, cili ishte arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës në Prizren, me dyshimin për kanosjen e një zyrtarit policor.

Kështu ka njoftuar ushtruesi detyrës së kreut të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Ju informoj se sapo u lirua ish kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu. Gjykata tani i ka edhe faktet me video, të ushtrimit të dhunës ndaj tij gjatë arrestimit”, ka shkruar ndër të tjera ai.