Edhe këtë vit, Shkolla e Futbollit ‘Liridoni’ nga Podujeva do ta përfaqësojë vendin me stemë dhe flamur në turneun internacional në Salzburg të Austrisë, ku do të marin pjesë 20 skuadra nga 11 shtete të ndryshme.

Austria, Italia, Gjermania, Franca, Zvicra, Slovakia, Slovenia, Çekia, Polonia e Kroacia janë shtetet që do të përfaqësohen nga ekipe e tyre bashkë me Liridonin nga Kosova me grupmoshën U-11 që do të udhëtojë të enjten.

Kjo shkollë futbolli e drejtuar nga trajnerët, Bahri Osmani e Fisnik Thaqi edhe në edicionet e kaluara ka treguar lojëra të mira dhe ka fituar respektin e të gjithëve, duke bërë që të jetë sërish pjesëmarrës.

Madje, ekipi kosovar ndodhet në banerin reklamues të turneut.

Këtë vit Shf. “Liridoni” do të jetë në grup me: Cfc Fiorentina – Itali, Asv Veitsbronn – Gjermani, Fc Slavoj Olympia Bruntal – Çeki dhe Ask St.Valentin – Austri.

Ndërsa, siç mëson Llapi.info, pjesëmarrjen në këtë turne për ‘Liridonin’ e ka mundësuar Afrim Çunaku, i cili jeton në Salzburg./Llapi.info