Mbrojtësi i krahut, Liridon Leci, pas largimit nga Drita, ka arritur marrëveshje me ekipin nga Podujeva, KF Llapin, njofton Llapi.info.

Leci është prezantuar sot në ambientet e klubit llapjan, gjersa ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare.

“Liridon Leci është bërë pjesë e KF Llapit. Mbrojtësi i krahut të majtë, kampion në edicionin që lamë pas me FC Dritën, ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin tonë. Leci ka përvojë të madhe në futbollin kosovar dhe atë ndërkombëtar, andaj vjen si një përforcim me vlera për KF Llapin. Liridon Leci në Kosovë ka mbrojtur ngjyrat e KF Hajvalisë (2014/15), FC Prishtinës(2013/14, 2016/17), FC Dritës (2017/18, 2018/19, 2019/20) si dhe ka luajtur edhe në Suedi tek skuadrat: Kalmar FF (2010/11, 2011/12) dhe Landskrona (2012/13). Leci gjatë karrierës së tij të gjatë është paraqitur në më shumë se 285 ndeshje dhe është shpallur kampion dy herë me Dritën si dhe ka fituar Superkupën e Kosovës me të njëjtin ekip”, ka njoftuar klubi nga “Zahir Pajaziti”./Llapi.info