Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, ka thënë se nëse kandidati i kësaj partie për të parin e Prishtinës, Uran Ismaili, do të ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, ai do ta fitonte këtë garë.

“Nëse Uran Isamili do të kandidonte si kandidat i VV-së, unë mund t’i thosha që do të ishte fitues. Në zgjedhje lokal çon shumë peshë jo vetëm kandidati, por edhe subjekti politik”, ka thënë Çelaj në RTV Dukagjini, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Çelaj thotë se klima politike momentale në Prishtinë nuk është shumë në favor të Partisë Demokratike teksa ka bërë të ditur se në Degën e PDK-së në Prishtinë ka të pakënaqur, por që nuk e di se a mund ta quaj përçarje.

“Ne duhet të flasim për klimën dhe disponimin që është aktualisht në Prishtinë e cila nuk është shumë e favorshme për Partinë Demokratike dhe që ka persona të pakënaqur por nuk e di sa mund ta quajmë përçarje, prandaj po them se nëse Uran Ismaili do të ishte kandidat i VV-së do ta fitonte Prishtinën sepse kandidatët do ta bënin nuancën sa i përket rezultatit përfundimtar”, është shprehur Çelaj