Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zv-kryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve për vdekjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdown.
Limaj ka thënë se Mbretëria e Bashkuar humbi një personalitet të rëndësishëm, ndërsa Kosova një mik të madh.

Qytetarët e Kosovës, sipas Limajt, do ta kujtojnë përherë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë intervenimit të NATO-s në Kosovë si dhe kauzës tonë për pavarësi.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë popullit britanik”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Pas një sëmundjeje të shkurtër, mbrëmë ka vdekur sh-lideri i njohur politik, Paddy Ashdown.

Ai ka qenë udhëheqës i Partisë Liberal-Demokrate nga viti 1988 deri në vitin 1999. Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur një zëdhënës i partisë. Në nëntorin e kaluar ai tregoi se ishte duke u trajtuar nga kanceri i fshikëzës.