Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se taksa do të hiqet gjatë rrugës së marrëveshjes, por se do të vjen edhe njohja e Serbisë nga Kosova.

Limaj tha se marrëdhëniet me SHBA-në do të ruhen dhe se do të zhvillohet marrëveshja, njofton Klan Kosova.

“Do të ruajmë partneritetin me SHBA-në edhe do të shkojmë drejt marrëveshjes edhe do të forcojmë vendin, po ashtu Serbia dhe Kosova do arrijnë në një marrëveshje finale. Gjatë rrugës do të hiqet taksa, por edhe do të vijë edhe njohja”, ka thënë ai.

“Ne po shpresojmë që të shkojmë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse ku do të ketë edhe paketa ekonomike me Serbinë. Rrugës së njohjes unë po shpresoj që të hiqen të gjitha barrierat edhe të ekonomisë, problemet me dokumentacionin dhe të gjitha këto”, tha Limaj.

Limaj ka mohuar që taksa po e dëmton koalicionin qeverisës.