Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, është votuar në parim projektligji për heqjen e homologimit.

Me këtë votim i është hapur rruga largimit të homologimit si detyrim për veturat që importohen nga vendet e Bashkimi Evropian.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se është çështje ditësh deri në lexim të dytë dhe hyrjen në fuqi të këtij ndryshimi.

Ai ka bërë të ditur se heqja e homologimit do të bëhet për veturat që importohen nga BE, Zvicra, e Norvegjia.

Pra nga homologimi do të përjashtohen mjetet rrugore të reja që importohen dhe posedojnë certifikatë të konformitetit si dhe mjetet rrugore të përdorura, që importohen nga shtetet e Bashkimit Evropian, Zvicra dhe Norvegjia, dhe që kanë qenë të lejuara për qarkullim të rregullt rrugor në vendin prej nga importohen.