Lideri i VV-së: Zgjidhja është rruga dhe protestat

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i cili për dallim nga anëtari tjetër i bllokut opozitar Ramush Haradinaj refuzoi t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Atifete Jahjaga për takim me Isa Mustafën e Hashim Thaçin, sot ka dalë në një konferencë për media, ku ka thënë se dalja nga kriza politike duhet të kërkohet në rrugë dhe përmes protestave.

Ymeri ka thënë se se sot u dëshmua se kjo qeveri nuk po e merr parasysh kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja, dhe pas kësaj zgjidhja e vetme mbet rruga e protestës, raporton lajmi.net.

Sipas tij, shkaktarët e krizës janë Mustafa e Thaçi, dhe Qeveria nuk duhet të shpresojë që do të ketë marrëveshje e cila do t’i mbajë ata në pushtet.

Ymeri ka vlerësuar se takimet e tilla janë të dëmshme, dhe se nuk mund të ketë zgjidhje me dyer të mbyllura.

Sa i përket pjesmarrjes së Haradinajt në takimin e thirrur nga presidentja, dhe mundësisë së mospajtimeve në bllokun opozitar, Ymeri ka thënë se ata do të bashkëpunojnë deri në rrëzimin e kësaj qeverie.