Liderët partiakë kanë nisur parafushatën për zgjedhjet lokale.

Sipas njohësve të cështjeve politike, vizitat e krerëve të subjekteve në komunat ku qeverisin, janë nisje e fushatës, nga niveli qendror e lokal janë të ndërlidhur dhe kryetarët e partive ndikojnë në rritjen e elektoratit të kandidatëve në qytete.

Shkodran Ramadani, tha se kjo nuk është hera e parë, ngase edhe vite më parë një formë të tillë kishte përdorur Hashim Thaci në Prizren e Gjilan, e tash së fundmi Albin Kurti në Podujevë.

Një ditë më parë, Lumir Abdixhiku, shkoi për vizitë në Lipjan, e disa ditë më herët Memli Krasniqi në Ferizaj, teksa Kurti morri pjesë në përurimin e një cerdheje në Prizren.