Liderët e opozitës: Do të protestojmë deri në dorëhqjen e qeverisë

Liderët e partive opozitare, ai i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës Për Kosovën kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie një ditë para protestës së thirrur nga opozita për rrëzimin e qeverisë Mustafa- Thaçi.

Ramush Haradinaj kryetari i AAK-së tha se opozita e bashkuar ka dalë para qytetarëve në vendin ku do të protestohrt nesër, duke u bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ti bashkohen protestës për anulimin e marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe si dhe atë për Demarkacionin me Malin e Zi, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

“i ftojmë qytetarët të dalin nesër me protestu për anulimin e maerëveshjeve dhe për të kërkuar dorëheqjen e atyre që kanë shkel kisutëtutën”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, i pari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se nesër është dite jashtezakonisht e rëndësishme kundër marrëveshjeve të demshme dhe kundër shkelësve që janë në krye të qeverisë ku sipas tij, qytetarët do të bëhen bashkë për të kerkuar sovranitetin e vendit dhe për demokracinë e vendit, raporton Indeksonline.

E kryetari I Nismës për Kosovën Fatmir Limaj gjithahtu u ka bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës së nesërme dhe të kërkojnë dorëheqjen e menjëhrshme të Qeverisë së Kosovës.

“Ftojmë qytetarët që nesër masivisht të jenë në ketë shesh për të protestuar dhe në mbrojtje të Kushtetutës. Nëse ata refuzojnë te japin llogari atëherë edhe ne duhet të kundërshtojmë të udhëheqemi nga shkelësit”, ka thënë Limaj në fjalën e tij.

Tre liderët opozitarë janë zotuar se nuk do të ndalin protestat deri në rrëzimin e qeverisë
Do të vazhdojmë me protesta e demonstrata deri në dorëheqjen e qeverisë. Është mot me diell dhe presioni qytetar ëshrë më i rëndeishëm se çdo bindje qytëtare dhe kjo do të dëshmohet nesër”, është shprehur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj