Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë, ka prezantuar sot në radhët e veta edhe tre anëtarë më të ri, shkruan Llapi.info.

Sipas kumtesës së VV-së, kësaj dege i është shtuar këshilltari komunal, Patriot Rudari dhe anëtarët e kryesisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Skender Asllani dhe Hamdi Hasani.

“Sot i mirëpritëm në Lëvizje këshilltarin në kuvendin komunal, Patriot Rudari, si dhe dy anëtarët e kryesisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Skender Asllani dhe Hamdi Hasani. Ata u pritën nga kryetari Qendrës, Bajram Ajeti, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Administratës, Bahri Selimi.  Lëvizja është shpresa e qytetarëve, dëshmia për mirëqeverisje do të jetë për të dy nivelet si në qendror ashtu edhe nivelin lokal, andaj anembanë po bashkohen profile të ndryshme për të dhënë kontributin e tyre për ndryshimin e madh që i duhet vendit. Lëvizja është shtëpia e madhe e qytetarëve të ndershëm dhe punëtorë”, thuhet në njoftim./Llapi.info