Gjykata Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale, ka lëshuar urdhërarrest ndaj Milan Radojçiqit, pasi që dyshohet se i njëjti është i përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar prokurori special, Sylë Hoxha, duke shtuar se njëherë për njëherë ku është vetëm një urdhër arrest vendorë.

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, Gjykata Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti për Krime të Rënda, ka lëshuar urdhër arrest ndaj Milan Radojiçiqit. Ky është urdhër arrest vendorë. Për momentin kjo është e tëra për procedurat e tjera do të ju mbajmë të informuar me kohën”.

“Prokuroria në bazë të kompetencave të saja pritet që së shpejti të lëshojë urdhërarrest ndërkombëtar”.