Kur ke limonë në shtëpi, ideja më e mirë është të bësh limonadë. Merrni një enë qelqi dhe hidhni në të lëkurën e një limoni të plotë të larë mirë. Më pas, agrumet shtrydhini deri sa të mbushni një gotë e gjysmë me lëng.

Hidheni lëngun në enën e caktuar për limonadën. Në një tenxhere të vogël hidhni sheqerin dhe ujin. Lëreni të ziejë deri sa të shkrihet plotësisht. Shurupin e formuar shtojeni në enën e limonadës dhe lëreni të ftohen dhe të kombinohen së bashku.

Në këtë pikë, keni përfituar një koncentrat të mirëfilltë. Më pas, ju nevojitet një gotë me këtë koncentrat, 3 gota me ujë dhe kohë e lirë për të shijuar frutin e punës suaj. Koncentratin mund ta hidhni edhe në një kavanoz të personalizuar dhe ta bëni dhuratë.

Koncentrati i limonadës i bërë në shtëpi

Një gotë e gjysmë me sheqer, këshillohet sheqer kaf

Një gotë e gjysmë me ujë

Lëkura e grirë e një limoni të plotë

Një gotë e gjysmë me lëng limoni të freskët

Çaj me limon dhe xhenxhefil

Ky çaj pak pikant është i mbushur me vitaminë C dhe përbërës që luftojnë bakteret dhe inflamacionin. Në një enë me 250 ml ujë ziejeni pak xhenxhefil të prerë në feta (rreth 2-3 cm xhenxhefil). Lëngut të përftuar shtojini një lugë lëng limoni. Çaji është tepër i mirë për të luftuar të ftohtin dhe virozat. Nëse preferoni, shtoni pak mjaltë, një produkt ideal për të luftuar mikrobet.