Një person është lënduar në vendin e tij të punës mëngjesin e djeshëm në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, njofton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, teksa është raportuar se një person është lënduar derisa ishte duke punuar në një fabrikë për prodhimin e bllokave.

Sipas PK-së, i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Pa dhënë detaje tjera, PK-ja rastin e ka cilësuar si “rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Burime të Llapi.info bëjnë të ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë./Llapi.info