Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar për lajmin që sot u raportua në disa media që organet e drejtësisë kanë ngritur aktakuzë për një çështje të para 10 viteve.

Lekaj ka demantuar një rast të tillë, duke theksuar se nuk qëndronë aspak e vërtetë.

Sipas tij, do të vazhdohet me punën në krye  të detyrës, për të përmbushur obligimet e tyre ndaj qytetarëve dhe vendit tone, transmeton Indeksonline.

Reagimi  i Pal Lekajt:

Po lexoj në media që organet e drejtësisë paskan ngritur një aktakuzë për një çështje të para 10 viteve.

Krejt çka mund të them tani për tani është se në asnjë rast e rrethanë nuk kam vepruar ndryshe përveçse në harmoni me ligjin dhe në ndihmë për qytetarët e shumtë që kanë përfituar nga subvencionet, të cilat i ka shpërndarë Komuna e Gjakovës.

Ashtu siç kam qenë, do të vazhdoj të jem në krye të detyrës, për të përmbushur obligimet tona ndaj qytetarëve dhe vendit tonë. Cilido që do të jetë epilogu i organeve të drejtësisë, jam i gatshëm ta respektoj. Por nuk do të ndalemi në punën tonë, pa marrë parasysh tendencën dhe presionin.