Llapi e ka nisur mirë sezonin pranveror. Pasi eliminoi Ballkanin në Kupë, ekipi i Tahir Batatinës e mposhti përsëri ekipin nga Suhareka në Superligë.

Pavarësisht formës së mirë, Llapi ende nuk mund të jetë i qetë sepse nuk e ka siguruar mbijetesën.

Aktualisht ka vetëm 3 pikë më tepër se Drenica që ndodhet në pozitën e cila dërgon në Ligën e Parë.

Mbrojtësi i Llapit, Liridon Leci është i vetëdijshëm për situatën por thotë se nuk do të diskutohet qëndrimi në Superligë.

“Merri shikojë lojtarët e Llapit, Ballkanit dhe Dritës jemi aty-aty. Ka qenë një start jo i mirë i Llapit, por në pranver është ndryshe. Edhe pse për momentin jemi në rrezik me ra, në fund nuk do të diskohet rënja. Neve po na mungojnë shumë tifozët. Me u kthy ata është shumë ndryshe pasi ekipi është mësu me tifozë” deklaroi Leci për Indeksonline.

Ish lojtari i Prishtinës e Dritës nuk ka luajtur ndeshje zyrtare që 5 muaj.

Leci shpreson të rikthehet në stërvitje pas një muaji, dhe të zhvillojë disa ndeshje deri në fund të sezonit.