Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se deputetët e saj nuk do të jetë pjesë e delegacionit kosovarë të prirë nga kryeparlametarti Kadri Veseli, në turin lobues për liberalizim të vizave në disa shtete të Evropës.
LDK e cila këto vizita turistike thotë se kjo nuk është mënyra e duhur për të lobuar për vizat.

“Grupi Parlamentar i LDK-së nuk i bashkohet turit lobues – turistik të Kryetarit të Kuvendit sepse konsideron se liberalizimi i vizave nuk sigurohet përmes veprimeve të tilla”, kështu thuhet në një reagim të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë njoftim thuhet se për të kontribuuar në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, Kryetari i Kuvendit duhet të sigurojë mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit të Kosovës për të aprovuar ligjet që janë të lidhura me MSA-në dhe në mënyrë specifike me Agjendën e Reformave Evropiane.

“Si kryetar i partisë në koalicion, Kryetari i Kuvendit duhet të kujdeset që Qeveria të përmbushë obligimet karshi agjendës për integrim evropian të Kosovës. Për informim të opinionit, Grupi Parlamentar i LDK-së nuk ka pranuar asnjë shkresë zyrtare nga Kryetari i Kuvendit lidhur me qëllimet e këtij udhëtimi, agjendë të takimeve dhe detale të tjera të rëndësishme për të planifikuar si duhet këtë vizite zyrtare”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

“Udhëtimet e tilla janë shpenzim i panevojshëm i parasë publike dhe dërgojnë mesazh të paqartë tek shtetet e BE-së”, përfundon njoftimi i lëshuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së