Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se subjekti që ai përfaqëson është pjesë e Kongresit të Partive Popullore në Zagreb.

Ai deklaroi se LDK po përgatitet që në Samitin e Zagrebit t’i jap mundësi të reja Ballkanit Perëndimor sa i përket qartësisë së çështjes së liberalizimit të vizave për kosovarët, njofton Klan Kosova.

”Jemi pjesëmarrës në Kongresin e Partive Popullore në Zagreb dhe LDK si pjesëmarrëse po përgatitet që Samitit të Zagrepit me i dhënë impute të reja Ballkanit Perëndimor dhe qartësi politike duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave përtej dhjetorit përfundimisht”.

Haziri u shpreh në Info Magazine se Samiti i Zagrebit u planifikua nga Samiti i Sofjes, por Minishengeni Ballkanik nuk do të jetë pjesë e agjendës së kësaj ngjarje, njofton Klan Kosova.

”Minishengeni nuk është pjesë e agjendës. Samiti i Zagrepit ka qenë i planifikuar nga Samiti i Sofjes”.

”Veç detyrës së dhënë për raportin e Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, nuk është arritur progres në dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka ratifikim të marrëveshjes Shqipëri-Greqi për detin dhe nuk ka liberalizim as për Kosovë, e Samiti i Zagrepit do të jetë më shumë i angazhuar në këto çështje”.