Në Gllamnik të Podujevës u bënë homazhe për përvjetorin e 17 të vrasjes së Xhemail Mustafës, njofton Llapi.info

Në këtë përvjetor morën pjesë struktura të larta të LDK-së, mes tyre ishte Isa Mustafa Agim Veliu, Arban Abrashi, Besa Gaxherri, Ismet Beqiri dhe Mirjeta Kalludra.

Ata vendosën lule te varri i Mustafës, ndërsa Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk është bërë shumë për zbardhjen e vrasjes se Xhemail Mustafës, dhe se ata gjithmonë kanë kërkuar që kjo vrasje të zbardhet.

Mustafa tha se ka shpresa që Gjykata Speciale mund t’i zbardhë këto vrasje, por se ata nuk duhet t’i mbajnë shpresat vetëm tek ta, por edhe tek vendorët.

Ndërsa vajza e tij, Beriana, ka thënë se shpreson që Gjykata Speciale mund ta zbardhë vrasjen e babait të saj, porse shtoi se LDK-ja është dashur të bëjë dhe insistojë më shumë në zbardhjen e këtyre rasteve.