Interi duket se do të humbë Lautaro Martinezin në afatin kalimtar të kësaj vere.

Sulmuesi argjentinas duket se e ka mendjen vetëm te Barcelona dhe në fund të këtij edicioni dëshiron të kalojë në Camp Nou.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, Nerazzurët i kanë ofruar kontratë të re lojtarit me një pagë prej katër milionë euro në sezon, mirëpo ai e ka refuzuar.

Skuadra italiane kishte tentuar që me këtë pagë të bind Lautaron që të qëndrojë në Giuseppe Meazza, mirëpo kjo gjë nuk e ka joshur atë.

Argjentinasi ka kohë që është në bisedime me kampionin nga La Liga dhe Lionel Messi po ashtu e dëshiron transferimin e tij në Camp Nou.


Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë po insiston që bashkëkombësi i tij të jetë pasuesi i Luis Suarezit që ndoshta po e shijon sezonin e fundit te katalunasit.

Barcelona e di se për t’i marrë shërbimet e Lautaros duhet të paguajë një shumë mbi 110 milionë euro, andaj po mendon që të ofrojë Antoine Griezmannin te Interi.