Profesori Universitar, Blerim Latifi, ka kërkuar që mos të sulmohen mjekët për atë që po ndodh në Klinikën Infektive.

Ai ka thënë se mjekët nuk kanë faj, por politikanët.

Tutje Latifi shton se faj kanë politikanët, të cilët tash e 20 vjet asnjëherë se kanë marrë seriozisht sistemin shëndetësor, duke e lënë në një gjëndje të mjerueshme, me kapacitete minimale për të përballuar kriza të tilla si kjo e covid-19.

Shkrimi i plotë:

Mos i sulmoni mjekët! Ata nuk kanë faj.Faj kanë politikanët, të cilët tash e 20 vjet asnjëherë se kanë marrë seriozisht sistemin shëndetësor, duke e lënë në një gjëndje të mjerueshme, me kapacitete minimale për të përballuar kriza të tilla si kjo e covid-19. E vetmja rrugë e përballjes së suksesshme me pandeminë ka qenë ajo e masave të vetëkujdesit të popullatës. Ne nuk e bëmë këtë. Me t’u lehtësuar masat, iu rikthyem rutinës së para pandemisë, ndërsa në media dhe në publik filluan të dominojnë budalltë e teorive konspirative që e shpallnin pandeminë si një mashtrim të madh. Tash situata pandemike ka dalë jashtë kontrollit. Qeveria Hoti duket se nuk është në gjëndje ta përballoj kaosin.Askush nuk i trembet vendimeve të saj.Ministri i Shëndetësisë vepron në një terra incognita për të.Thjesht ai nuk ka haber për fushën të cilën e drejton.Ideja për të rikthyer karantinimin e shoqërisë nuk ka për të funksionuar më. Me pak fjalë ne jemi para një dështimi tjetër të madh.