Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e diskutimit të statusit të Trepçës në dialogun me palën serbe në Bruksel.

Ai në një postim në Facebook ka bërë me dije se procesi i dialogut duhet të jetë vetëm në lidhje me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në asnjë rrethanë nuk pranojmë që të diskutohet statusi i Trepçës. Trepça i përket Kosovës dhe banorëve të saj. Shikoj seriozisht deklaratat pro serbe lidhur me këtë temë. Dialogu duhet të jetë vetëm në lidhje me njohje midis dy vendeve”, shkruan Pacolli.