Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se sot qysh në mëngjes ka filluar takimet me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Në këto takime Lajçak ka thënë se i është bashkuar edhe zyrtari i lartë amerikan, Matthew Palmer, të cilin e ka quajtur edhe “shok të mirë”.

“Filluam ditën e dytë me një mëngjes pune me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë, bashkë me shokun tim të mirë Matt Palmer, i cili më është bashkuar mua në këto vizita. Si gjithmonë, një prezantim i mirë rreth aktiviteteve në terren”, ka shkruar Lajcak.

Lajçak e Palmer dje kanë takuar të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.