Labinot Tahiri ka dorëzuar pasaportën kosovare kohë më parë pasi kishte premtuar se do ta bënte një gjë të tillë në rast mos liberalizimit të vizave për Kosovën.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka mbajtur fjalën duke dorëzuar pasaportën dhe është solidarizuar me të gjithë qytetarët që kanë mbetur të “izoluar” tash e sa vite përkundër premtimeve.

Por, Tahiri ka shkuar më tutje dhe ka bërë edhe një premtim tashmë më ndryshe nga sa e kemi dëgjuar.

Ai përmes llogarisë personale në Instagram ka treguar që nuk do t’i presë flokët e as mjekrën deri të liberalizohen vizat.

“Me mjekër dhe flokë të gjata, sado që rriten, deri në liberalizim”, ka shkruar Labi.