Kryetari i zgjedhur i Komunës së Podujevës, është betuar sot në mbledhjen solemnisht në kuvendin komunal të Podujevës, raporton Llapi.info

Para se të betohet ai, betimin e kanë bërë edhe 35 deputetët e dal nga zgjedhjet e fundit lokale, ndërsa seancën e ka udhëhequr Mehmet Gashi , si njëri  nga më i moshuari në sallë.

Në pikën e pestë ishte fjalimi i kryetarit Agim Veliu ku tha se kjo ditë solemne shënon fundin e një mandati të suksesshme dhe fillimin e një mandati të ri në shërbim të qytetarëve.

“Të dashur qytetarë të respektuar këshilltarë komunal i nderuari kryesues, përfaqësues nga ministria e pushtetit lokal, përfaqësues të OSBE-Es, i nderuari kryetarë i bashkësisë Islame, i nderuar komandat i policisë, përfaqësues të shoqërisë civile, në këtë ditë solemne të betimit që shënon fundin e një mandati të suksesshëm dhe fillimin e një mandati të ri në shërbim të qytetarëve edhe për katër vite të ardhshme, ju ftoj që këtë detyrë fisnike por edhe sfiduese ta bëjmë mandat për qytetarët nevojat dhe kërkesat e tyre. Nuk ka më mirë se të jesh në gjendje për të punuar së bashku me qytetarë llapjanë në ndërtimin e qytetit dhe fshatrave tona por, edhe në ndërtimin e një vizioni të përbashkët se si duam ta shohim të ardhme tonë” tha Veliu

Tutje kryetari tha se zgjedhjet e fundit morën fund pa asnjë incident e sidomos me një rezultat goxha në diferencë.

“ Zgjedhjet ishin të lodhshme dhe më vjen mirë që morën fund pa asnjë incident sidomos me një rezultat me diferencë koxha të ndjeshme votash në favorin e programit tim qeverisës e që nuk u kontestua nga askush pavarësisht se qytetarët llapjanë me votën e tyre ma besuan përgjegjësin që edhe një mandat qeverisës të jem në krye të komunës. Nuk dua që sot askush në këtë sallë apo ata qytetarë në shtëpitë e tyre që në zgjedhje nuk më votun të ndjehen humbës, përkundrazi në këtë garë nuk ka fitues dhe humbës po ka vetëm një vendim demokratik se kë duan qytetarët llapjanë tu shërbejë në katër vitet e ardhshme nga kjo foltore e kuvendit ju them të gjithve se do të jem në shërbimin tuaj pa dallim partie, fshati apo lagjeje” tha ai.

Veliu ftoi të gjithë këshilltarët të të gjithave partive politike të punojnë së bashku për Podujevën në tërësi.

“Llapi vërtet është i madh jo edhe aq i madh sa ta ndajmë në fshatra parti apo edhe ego personal. Podujeva ka nevojë për të gjithë neve dhe kshtu në këtë sallë do të punojë për Podujevën në tënsi, Ju drejtohem në veçanti juve këshilltarëve të të gjithë partie politike, ejani të diskutojmë ejani te unë në zyre siç do t’vi edhe unë tek ju për tu shtrirë dorën e bashkëpunimit për projektet dhe idetë tuaja në funksion të zhvillimit të qytetit, unë kam programin tim por jam i sigurt se në programet tuaja keni projekte të mira për qytetin pa dallim, prandaj ju ftoj duke ju kërkuar njëkohësisht të bëni opozitën e fuqishme, të bashkëpunojmë e jo të grindemi të diskutojmë me dokumente edhe fakte në të mirë ose në kundërshtim të një ideje. Ju siguroj se ne do të shërbejmë më shumë interesave të qytetarëve nëse bashkëpunojmë se sa të mbajmë inate e grindje. Sivjet ne kemi miratuar buxhetin e komunës por, jam i sigurt që në rishikimin e parë të gjithë ju shefave të grupeve politike dhe kuvendarë do të propozoni projektet e reja të bazuara në nevoja dhe kërkesa të arsyeshme të qytetarëve tonë. Ktu po shohë shumë fytyra të reja që do të thotë përfaqësues të ri të qytetarëve dhe duke qenë kështu jam i sigurt se do të ketë ide të reja se si mund ti qasemi zgjidhjes së problemeve që mund të paraqitet” tha Veliu

Në fund të fjalimit ai ftoi të gjithë të mendojnë për problemet e qytetarit, pasi nevojat e qytetarit janë rritur

“Ne kemi një buxhet modest të pamjaftueshëm, por do ti zgjedhim të gjitha nevojat e qytetarit. Është e vërtet buxheti ka ardhur duke u rritur por janë rritur edhe nevojat e qytetarit , qyteti po rritet fshatrat po zhvillohen prandaj po rritet edhe nevojat e standardit të ri jetësor .Pra në mënyrë që të shfrytëzojmë mençur dhe me nikoqirllëk buxhetin tonë të pamjaftueshëm ne duhet të dalim me projekte më të mira më të nevojshme për momentin dhe me një kosto më efektive. Po punuam së bashku ne do të jemi në gjendje ti identifikojmë shumë projekte të tilla të cilat do ta përmisonin e qytetarit. Në zgjedhje vërtet garuam me sfilat tona partiake por ktu jemi përfaqësues të qytetarëve. Partia na ka nominuar por ju dhe un jemi këtu sepse kështu na ka zgjedhur qytetari, prandaj ju ftoj në këtë tempull të demokracisë të diskutojmë dhe të mendojmë për problemet e qytetarit si përfaqësues legjitim të tyre dhe un ju siguroj së pari do ta bëjë këtë vet. Tani në fund duke falënderuar për bashkëpunim ju them se do të vazhdoj të jem në shërbim për të gjithë qytetarëve pa dallim. Zoti e bekoftë punën tonë të mbarë, Zoti e bekoftë Podujevën dhe qytetarët e saj Zoti e bekoftë Kosovën” tha Veliu/Llapi.info