Kandidati i LDK- së, Agim Veliu dhe ai i VV- së, Ajet Potera në një debat kanë treguar edhe vendimet e tyre të para të cilat do t’i merrnin si kryetar komune, transmeton Llapi.info.

Kandidati i LDK- së, Agim Veliu ka thënë se vendimi i parë që do merrte është ai vendim i cili vjen si nevojë në ditën e parë të mandatit.

Kurse, kandidati i Vetëvendosjes, Ajet Potera ka thënë se vendimi i parë që do merrte si kryetar komune është rishikimi i buxhetit dhe ndarja e nga 100 euro për cdo fëmijë të por sa lindur në shenjë respekti për ta.

“Do ta rishiqojmë buxhetin dhe ku ka mjete të lira, pra aty ku thuhet shpenzime të tjera, ne do të vendosim për ushqim për nxënësit dhe për cdo fëmijë të por sa lindur ne do t’i mbështesim me nga 100 euro në shenjë respekti për banorin e ri të kësaj komune”, tha Potera./Llapi.info