Një pjesëtar i Policisë në Podujevë ka ndërruar jetë sot në vendin e punës, në qendrën e vaksinimit në shkollën “Xheladin Rekaliu”, i cili po mirëmbante rendin në këtë qendër, raporton Llapi.info.

Siç mëson Llapi.info, ai ka pësuar arrest kardiak, me ç ’rast edhe ka ndërruar jetë.

Portali mëson se pjesëtari i Policisë së Kosovës që vdiq në vendin e punës është Mustafë Mehmeti.

Llapi.info është në pritje të informacioneve edhe nga Policia e Kosovës./Llapi.info

Pësoi sulm në zemër, vdes në vendin e punës një polic në Podujevë