Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, njëherësh edhe kryetar i kësaj dege në Podujevë, Agim Veliu, ka arrit të bëhet deputet i legjislaturës së re të Kuvendit, shkruan Llapi.info.

Madje, Veliu është i vetmi kandidat që ka arritur të zë ulëse nga të gjithë kandidatët tjerë të LDK-së në Llap.

Ai ka arritur të marrë 11 mijë 808 vota, kurse në Podujevë ka kapur mbi 5 mijë  600 vota.

Lëvizja Vetëvendosje fitoi edhe në Komunën e Podujevës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas rezultateve të KQZ-së, VV ka arritur t’i kapë 25.899 vota apo 60.95 për qind, pasuar nga LDK 9.819 vota apo 23.18 për qind dhe PDK radhitet e treta me 4.717 vota apo 11.10 për qind./Llapi.info