Ish-gjeneralit të ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mladiqit, i është konfirmuar dënimi me burgim të përjetshëm për krimet e kryera në Bosnje e Hercegovinë.

Kryetarja e trupit gjykues, Prisca Matimba Nyambe deklaroi konstatimin e Dhomës së Apelit se Mladiq nuk ka mundur ta hedhë poshtë përfshirjen e tij në krime.

“Z. Mlladiq ka kontribuar në arritjen e qëllimit dhe ka punuar në bazë të tij. Ai ka kontribuar në gjenocidin dhe vrasjen e muslimanëve boshnjakë”, tha kryetarja e trupit gjykues.

Sipas saj, Mladiq nuk ofroi prova se viktimat civile kishin mundësi që të largoheshin nga shtëpitë e tyre.