Ky është ministri me pagën me të madhe në Maqedoni! Shihni pagat e ministrave tjerë (FOTO)

Ish ministri i Brendshëm dhe zëvendës ministri aktual, Mitko Çavkov ka marrë një pagë bruto prej 141 958 denarëve, ndërsa paga e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ka arritur në 133,039 denarë.
Ky është informacioni në të cilin erdhi “Scoop” në hulumtimin e saj “Të ardhurat e Ministrave: Gjysmë milion euro për paga”, transmeton TetovaSot
“Në të gjithë rajonin pagat e ministrave dhe zyrtarëve në përgjithësi janë informacion publik që mund të gjenden në faqet e internetit të agjencive në luftën kundër korrupsionit apo komisionet për parandalimin e konfliktit të interesit. Këtu, tek ne u deshën dy muaj për të dëshmuar interesin publik tek institucionet dhe përmes ankesave për të ardhur në informacionin- sa na kushtojnë ministritë?, shkruan Scoop.
Sipas të dhënave, numri i përgjithshëm i të gjithë ministrave, përfshirë edhe kryeministrin, ka kushtuar gjysmë milioni euro në vit, vetëm për paga.
Më poshtë mund të shihni se sa kanë marrë, dhe sa marrin paga ministrat aktual.
2q4q6q8q10q13q15q