Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë në lëvizje, në fshatin Shakovicë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërkohë që është bërë e ditur se është arrestuar shoferi i veturës.

“Fsh. Shakovicë, Podujevë 21.02.2021-19:27. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda, dhe për pasojë ka ndërruar jetë  pasi është dërguar në QKUK. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët kujdestar. Po ashtu, si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar edhe viktima-femër kosovare-pasagjere në veturën e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë PK.

Siç mëson Llapi.info, nga ky aksident ka humbur jetën 67-vjeçari  Vehbi Azemi. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot me fillim nga ora 15:00, në varrezat e fshatit Shakovicë./Llapi.info