Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nuk njihet vetëm për pasurinë e tij.

Përderisa flitet shumë për këtë pjesë, pasurinë afro 340 milionë euroshe, Pacolli njihet edhe për diçka tjetër, shkruan gazeta inFokus.

Ai përveç shkollimeve të tjera që ka përfunduar njihet edhe si deputeti i cili flet hiç më pak se 7 gjuhë të huaja e 8 duke e përfshirë edhe gjuhën shqipe.

Kjo në bazë të biografisë së tij ku thuhet se përveç gjuhës shqipe ai flet edhe anglishten, frëngjishten, gjermanishten, italishten, rusishten, spanjishten, serbokroatishten.

E në biografinë e tij në pjesën ku flitet për gjuhët e huaja fjalia përfundon me “ e të tjera”, që lë të nënkuptohet se këto nuk janë gjuhët e vetme që flet ish-zëvendëskryeministri i Kosovës.