Pas miratimit të programit qeverisës në mbledhjen e qeverisë javën e kaluar, Kuvendi i Kosovës pritet që të diskutojë për këtë program të hënën.

Telegrafi ka mësuar se seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të hënën në orën 10:00 ku pikë e vetme e rendit të ditës është “Prezantimi i Programit të Qeverisë”.

Paraprakisht do të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të caktuar mbajtjen e kësaj seance. /