Kuvendi i Komunës të Podujevës, në mbledhjen e rregullt, të mbajtur sot, ka miratuar Propozim vendimin për caktimin e normave tatimore për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2022, Propozim vendimin për faljen e obligimeve të krijuara nga taksa për ushtrimin e veprimtarive dhe ka dërguar në debat publik Propozim vendimin për vënie në diskutim publik të Hartës Zonale të komunës së Podujevës për vitet 2020 – 2028, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, Fatmir Gashi, e ku ishte e pranishme edhe nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu dhe drejtorët e drejtorive.

Prezantimin e pikës së parë të rendit të ditës, që ishte Propozim vendimi për miratimin e projektbuxhetit të komunës së Podujevës për vitin 2022 dhe parashikimet buxhetore për vitet 2023-2024, e bëri drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani.

Për këtë pikë të rendit të ditës, gjatë diskutimeve vërejtje dhanë asambleistët e partive opozitare.

Ndërsa në lidhje me këtë pikë të rendit të ditës, nënkryetarja e komunës, Marigona Lahu, ka ftuar anëtarët e kuvendit që të shmangen nga diskutimet me motive partiake dhe të bashkohen për ta votuar buxhetin e komunës.
Pas diskutimit të asambleistëve, kjo pikë nuk mori votat e mjaftueshme për miratim.

Pastaj me shumicë, kuvendi ka miratuar dy pikat e rendit të ditës; Propozim vendimin për caktimin e normave tatimore për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2022 dhe Propozim vendimin për faljen e obligimeve të krijuara nga taksa për ushtrimin e veprimtarive, prezantimin e këtyre pikave e ka bërë gjithashtu, drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani.

Në këtë seancë aprovimin për të kaluar në diskutim publik e mori edhe Propozim vendimi për Hartën Zonale të komunës së Podujevës për vitet 2020 – 2028.

Gjatë kësaj seance, në llidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor, kuvendin e ka informuar drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu.

Ndërsa, për aktivitetet e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kuvendin e informoi drejtori Vigan Salihu./Llapi.info

May be an image of 1 person

May be an image of 1 person, standing and indoor

May be an image of 1 person

May be an image of one or more people and indoor