Kushte të mjerueshme në Spitalin e Pukës, a i ka parë Beqaj...

Kushte të mjerueshme në Spitalin e Pukës, a i ka parë Beqaj këto ambiente? (Foto)

Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” disa foto që flasin më shumë se fjalët.
Ambiente skandaloze, kushte të mjerueshme në Spitalin e Pukës. Fotot që ka publikuar deputetja e djathtë pas largimit të 49 mjekëve, kanë nxitur reagime dhe kritika për kushtet në të cilat mjekohen pacientët në Shqipëri.
“Spitali Pukës në gjendje të mjerueshme. MSH ta inspektoj urgjent. Sot aty nuk funksionon asgjë. Madje dhe godina është lënë të shprehë fytyrën e vërtet të Rilindjes( këtu nuk janë kujdesur as për fasada siç bëjnë ) Mungesa në mjekë specialistë( janë vetëm neurologu, kirurgu, pneumologu, obsteter gjinekologu). Mungesa në medikamente.
Në laborator bëhen vetëm analizë urine, gjak dhe nuk ka mjek laboratori” shkruan Deda.

12126