Bejtush Gashi nga Aleanca Kosova e Re është emëruar sot Ministër i Punëve të Brendshme.

Ai ka shërbyer në postin e zëvendësministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ishte ligjërues në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, në atë të Arkitekturës, atë të Elektroteknikës, si dhe ligjëroi edhe në disa kolegje private.

Gjatë vitit 2006 – 2007, Gashi u zgjodh në postin e drejtorit në Departamentin e Politikave të Sigurisë së Brendshme, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Gashi në vitin 2005 mori titullin Doktor Shkence me mbrojtjen e tezës “Prania ushtarake në Kosovë në periudhën 1945-1990”, “Spiro Moisiu”, në Tiranë.

Ai i u lind më 27 korrik 1957, në Prishtinë.

Emërimi i tij në këtë pozitë erdhi pas shkarkimit të Flamur Sefajt nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj pas rastit të deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.