Përparim Rama është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës.

Ai me profesion është arkitekt, ku karrierën e tij e ka të zhvilluar në kryeqyetin e Britanisë së Madhe, Londër. Rama është lindur në Prishtinë, me prejardhje nga Gollaku, mbanë titullin magjistër shkence në fushën e urbanizmit e arkitekturës. Është edhe ligjërues në universitete të ndryshme botërore, siç janë “Nottingham University School of Architecture” dhe “University of East London”. Është anëtar i Associacionit të Arkitektëve të Britanisë.

Rama njihet për angazhimin e tij kryesor në planifikim hapësinor të Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012, për angazhimin e tij në ndërtimin e vizionit të Doha’s, kryeqytetit të Katarit,si dhe për projekte në New York, Dublin, Bazel, Pragë e deri në Damask të Sirisë.

Ai është fituesi i çmimit më të mirë për dizajnim të kafenesë në botë në kuadër të garës “World Interior News” në galerinë Saatchi në vitin 2013, ndërsa në vitin 2016 ai është përzgjedhur për konceptin më inovativ të restorantit në Londër.
Puna e tij është publikuar disa herë në mediat ndërkombëtare duke përfshirë London Building Design Magazine, si dhe është intervistuar nga BBC, CNN, BLOOMBERG, RAI, The Times Neëspaper on Architecture and Urbanism.