Kush digjet një herë, zjarrin nuk e prek

Shkruan: Islam KRASNIQI

Politikat ditore të Serbisë po na rikthejnë kohën mbrapa, kohën kur regjimi famëkeq i Milloshoviqit shpifte për popllin Shqiptar të Kosovës, duke i quajtur terrorist edhe fëmijët në bark të nënave. Ç’është e gjithë kjo fushat kundër shtetit tonë që e benë shteti serb, vërtet ata kanë harruar se tërë Kosovën e kanë djegur, shkatërruar, e mundohen të na etiketojnë edhe neve në krimet e tyre vetëm e vetëm që Republika e Kosovës të mos pranohet në UNESKO.

Po këta lider ishin ata që bënin pjesë në regjimin e Milloshoviqit, dhe bashkëpjesëmarrës në krimin e tij, andaj edhe ne s’bën të presim mirë nga ta asgjë.
Qeveria e Serbisë po praktikon procedurat e njëjta siç po i përdor në luginë për largimin e banorëve shqiptar, atë po e përdor edhe në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, ku i ka larguar gjithë shqiptaret nga shtëpitë e tyre, dikë me para e diku me forcë dhe po e mbush me serb të kolonizuar ashtu siç e mbushi që nga Molla e Kuqe, sepse pako e Ahtisaarit ju ka siguruar standarde të dhjetëfishta, dhe pse të mos vinë ata ku mund të jetojnë si lodra.

Është për tu çuditur si nuk reagon qeveria e Kosovës, apo ndoshta edhe ja kanë friken ministrave serb në qeverinë tonë apo listës serbe, nga kush po frikohen liderët tanë, kur i shohin të gjitha këto parregullsi pse heshtin ?

Duhet shefi i qeveris së Kosovës të merr masa ndaj këtyre ministrave që paguhen nga djersa jonë dhe lobojnë e shpifin kundër shtetit tonë. Ne po e shohim se edhe nëpër organet e drejtësisë shqiptarët po janë të nëpërkëmbur nga EULEX-i, ku Çlirimtarët torturohen nëpër prokurori të EULEX-it me akuza të Serbisë, e kriminelët e vërtet serb shëtitën tê lirë.

E lexova rastin për z. Sami Lushtakun dhe Radovan Radiq janë ngarkuar me përgjegjësi të vrasjes vetëm nga një dëshmitar. Por, në rastin e Lushtakut, Gjykata i ka besuar një dëshmie kundërthënëse, e në atë të vrasjes së policit Enver Zymberi nuk e ka marrë parasysh një dëshmi që e ka cilësuar të mangët”. E gjithë kjo bëhet sepse jeni shumë të ngutshëm ndaj ndërkombëtarëve dhe armiq ndaj vetvetes. Liderët tanë duhet të bashkohen, ti lanë inatet politike me një anë dhe të punojnë për popull sa nuk është bërë vonë, sepse çdo ditë e humbur është shumë për ne.

Ne jemi djegur një herë, duhet të bëjmë kujdes, koha na ka mësuar se në tavolinë s’kemi qenë të mirë dhe mund të djegemi përsëri. “Albert Einsteinka ka thënë: Çmenduria, thotë ai, është, të bësh çdo herë të njëjtën gjë duke pritur rezultat tjetër”, a nuk është çmenduri kjo, ku çdo herë provojnë dialogin me Serbin dhe rezultatet janë të njëjta vetëm në dëm të Republikës së Kosovës, çdo ditë ata na quajnë kriminel dhe bëjnë fushat kundër nesh, e ne ulemi me ta në tavolinë dhe bisedojmë.

Bashkimi Evropian po na imponon që të mbajmë ministra nga minoriteti serb të cilët i raportojnë qeverisë së Serbisë, nuk e njohin shtetin tonë. Cila rrugë është zgjedhja e duhur, të nisim rrugën e revolucionit apo të rrimë të heshtur dhe të shpresojmë nga Zoti së një ditë do të behët mirë.

Populli nuk duhet gjykuar, por duhet rizgjuar dhe ri ndërgjegjësuar, sepse Kushtetuta e shkruar nga ndërkombëtarët, e aprovuar nga ne, nuk e një të drejtën themelore të popullit “referendumin”, që populli të vendos vetë. Një popull që e harron të kaluarën e vetë, ai popull është i detyruar ta përsërit atë.

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit “Llapi.info”.