Kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari i ka reaguar zv.drejtorit të RTK-së, Mentor Shala, lidhur me deklaratat e tij kundrejt deputetes Daorsa Kica-Xhelili.

Zëvendës-drejtori i RTK-së, Mentor Shala me anë të një postimi e ftoi për darkë deputeten dhe e quajti “bukuroshe”.

Kusari tha se deklaratat e Shalës janë të papranueshme .

Sipas saj, Shala duhet t’i kërkoi falje deputetes dhe vajzave e grave që punojnë në RTK për deklaratën e tij.

“Si shefe e grupit parlamentar të LVV, si grua dhe vendimarrëse, e konsideroj jo vetëm të ulët dhe totalisht të papranueshmë këtë gjuhë, por edhe me pasoja për mënyrën se si vazhdojnë të trajtohen gratë në jetën publike me përgjegjësi në vendimarrjen politike. z. Shala jo vetëm që duhet të tërhiqet dhe kërkoj falje për këtë deklaratë ndaj znj. Xhelili, por ai duhet të ju kërkoj falje të gjitha grave dhe vajzave të cilat punojnë sot në RTK të cilat ky i ofendoi me postimin e tij, përfshirë edhe bashkëshorten e tij, e cila është njëherësh është edhe kolegia e tij në RTK”, thuhet në reagimin e saj.

Postimi i plotë:

Postimi i zv/drejtorit të RTK-së Mentor Shala dhe gjuha ofenduese e mizogjene e përdorur ndaj Kryetares së Komisionit për Media, deputetes Doarsa Kica – Xhelili, tregon nivelin e katandisjes së një individi i cili problemet dhe dështimet profesionale mundohet ti mbulojë me fyrje e intimidim personal ndaj një personaliteti publik.

Si shefe e grupit parlamentar të LVV, si grua dhe vendimarrëse, e konsideroj jo vetëm të ulët dhe totalisht të papranueshmë këtë gjuhë, por edhe me pasoja për mënyrën se si vazhdojnë të trajtohen gratë në jetën publike me përgjegjësi në vendimarrjen politike. z. Shala jo vetëm që duhet të tërhiqet dhe kërkoj falje për këtë deklaratë ndaj znj. Xhelili, por ai duhet të ju kërkoj falje të gjitha grave dhe vajzave të cilat punojnë sot në RTK të cilat ky i ofendoi me postimin e tij, përfshirë edhe bashkëshorten e tij, e cila është njëherësh është edhe kolegia e tij në RTK.

Asnjë ofendim dhe gjuhë fyerse nuk mund të ndalë reformën në vend. Asnjë linçim dhe intimidim, nuk e zbraps vullnetin për të vazhduar proceset përparuese, në të kundërten, në këto situata, ne vetëm e kuptojmë se sa e domosdoshme dhe sa e vonuar është reforma për vendin. Ata të cilët refuzojnë ta kuptojnë këtë, do të mbesin të dëshpëruar dhe turpëruar për veten e vet.